Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap me disa doza kokainë, gati për shitje. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u kap në Mondovi, në veri të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se shqiptarit iu gjetën 20 gr kokainë dhe disa materiale për paketimin e dozave.

Ndërkohë javën e fundit autoritetet italiane kanë rritur kontrollet, duke arrestuar edhe disa persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.