Një shqiptar 34 vjeçar, pronar i një furri buke në qytetin e Gjenovës ka vrarë me thikë një punonjës të tij 25 vjeç me origjinë nga Costa D’Avorio, Bregu i Fildishtë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 5 të mëngjesit të sotëm në ambientet e brendshme të dyqanit. Viktima është qëlluar me thikë në gjoks pas një grindje të shkaktuar për motive pune. Ka qënë vetë pronari shqiptar i cili ka lajmëruar urgjencën spitalore për t’i dhënë ndihmën mjekësore 25 vjeçarit nga Costa D’Avorio, por në momentin e mbërritjes së tyre është konstatuar vdekja e tij. Pronari 34 vjeçar shqiptar ëshë arrestuar.

Artikulli paraprakBUSHATI: ARRESTIMI I RAMUSH HARADINAJ , I DËNUESHEM
Artikulli tjetërNGA NESËR I FTOHTI POLAR: MOS SHKONI NË DAJT, KUFIZONI LËVIZJET