Mbi 50 kilogram marijuanë e braktisur në det u gjet nga notarët në orët e fundit në plazhet e Speçhiolla-s në Diana Marina, në provincën e Brindisit. Mbi pakot e drogës ka pasur disa shenja me bojë të kuqe, të ngjashme me svastikën.

Të njoftuar nga pushuesit në Speçhiolla, kanë ndërhyrë forcat e rendit që kanë “peshkuar” pakot, të cilat përmbanin rreth 19 kile marijuanë. Nga dëshmitë e disa prej plazhistëve, një barkë me motor ishte shfaqur aty pranë, duke kaluar disa herë.

Por ende nuk ka asnjë provë apo fakt që mund të flasë me siguri për origjinën e drogës, por hetuesit thonë se ky është një aks i konsoliduar i trafikut, sidomos me Shqipërinë