SENATI ITALIAN I JEP TË DREJTËN ATIJ TË HARTOJË REFORMAT NË PUNËSIM. Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi fitoi një votëbesim në Senatin italian gjatë së mërkurës, i cili i jep atij pushtetin të hartojë reformat e punësimit me synimin për ta bërë ekonominë “vazhdimisht të ngadalësuar” më kompetitive.

Qeveria e koalicionit të Renzit fitoi me 166 vota pro, përkundrejt 112 kundër në dhomën e lartë të Parlamentit me 315 vende.I ashtuquajturi “projektligj delegues” nuk do të ndryshojë në vetëvete ndonjë ligj mbi punësimin, por i jep qeverisë mandatin e nevojshëm për ta bërë këtë gjë, pa shkuar më pas në Parlament për miratimin përfundimtar të tij.Renzi tha se kërkon ta bëjë më të lehtë për kompanitë e mëdha të shkarkojnë punonjësit, të reduktojnë numrin e kontratave të përkohshme, si dhe të vendosë në dispozicion të të papunëve përfitime të mundshme, edhe pse është ende e paqartë nëse ai do të mund të gjejë parà për të zgjeruar këto përfitime.“Akti për Punësimin është bërë tashmë ligj. Italia po ndryshon vërtetë dhe kjo është kthesa e duhur. Ndaj dhe ne shkojmë përpara”, ka komentuar menjëherë më pas Renzi në profilin e tij në Tëitter, duke iu gëzuar kështu aprovimit që i delegon atij të drejtën për të vijuar me planet e tij.