Në zgjedhjet rajonale që u zhvilluan në Itali, në Rajonin e ‘Emilia-Romagna’ kandidati i majtë Stefano Bonaccini i PD, ka triumfuar duke siguruar mbi 51 përqind të votave dhe duke shenura humbien për kandidatin e Lega-s së Matteo Salvinit, Lucia Borgonzoni.Nje humbje politikish shumë ë rëndë për liderin sovranist Salvini qe forcon qeverisjen Conte.

Shumë kee ka dale dhe kandidatin e ‘5 Yjet’, Simone Benini, nje force politike qe po shkon drejt zhdukjes

Pjesmarrja e lartë në zgjedhje, 67 përqind, 30 pikë më shumë sesa në zgjedhjet e mëparshme rajonale, bëri që ‘Emilia-Romagna’ dje të ishte epiqendra e politikës kombëtare, të paktën për një ditë të vetme edhe për arsyen se mund të vihej në diskutim jo vetëm e ardhmja e qeverisë Conte 2, por edhe besueshmëria e qendrës së majtë.

Gjatë ditëve të fushatës, Silvio Berluskoni i bëri thirrje elektoratit për ndryshime dhe ekuilibra të rinj, ndërsa Salvini foli për dëbimin e emigrantëve.

Giorgia Meloni u bëri apel votuesve që të kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

Partia Demokratike në ‘Emilia-Romagna’ kthehet në partinë e parë me 34.6 përqind, një rekord që ishte ‘vjedhur’ nga ‘Lidhja për Europianët’ dhe nga ‘5 Stelle’ në vitit 2018. Më pas renditen Lega e Salvinit me 31.9% dhe ‘Fratelli d’Italia’ me 8.6.

Disfatë të plotë ka pësuar në këto zgjedhje Lëvizja ‘5Stelle’ me vetëm 4.7% si parti. Edhe më e keqe është kandidati i tyre, Simone Benini, nuk arrin të bëhet pjesë e këshillit rajonal, sepse nuk mori vota të mjaftueshme nga elektorati i tij.

‘Forza Italia’ pati gjithashtu një rezultat edhe më të keq, me vetëm 2.59%.

Kurse në Kalabri, të djathët ruajtën pozicionet e tyre tpas fitores së kandidatit të Forca Italia, Jole Santelli, i cili ka siguruar më shumë se 55 përqind të votive, ndërsa janë numëruar 1,973 qënda votimi nga 2,420 në total. Edhe Këtu, si dhe në Emilia-Romagna, Lëvizja 5 Stelle ka pësuar humbje dërmuese.

Në frontin e pjesëmarrjes, boom- i pjesëmarrjes në Emilia-Romagna i detyrohet efektit të asaj që njihet si ‘Lëvizja e Sardeleve’, lëvizja politike e lindur në Bolonjë në nëntor të vitit 2019 gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet rajonale në Emilia-Romagna, të deklaruar kundër populizmit dhe sovranizmi ndaj çdo partie.

Artikulli paraprakAMBASADORJA E RE E SHBA NË SHQIPËRI YURI KIM SHKON NË PRESIDENCË
Artikulli tjetërTËRMETI ME MAGNITUDË 3.6, SIZMOLOGU DUNI QETËSON QYTETARËT: ISHTE PASLËKUNDJE, NUK DO TË KETË MË TË FORTË