Italia mund të adoptojë së shpejti masën e kastrimit kimik ndaj pedofilëve.
Ky propozim është bërë sot nga zëvendës kryeministri e ministri i Brendshëm, Matteo Salvini i cili është shprehur në media se ;

“Në një shtet amerikan sapo është aprovuar kastrimi kimik për të gjitha ata që dhunojnë seksualisht një të mitur nën 13 vjeç.

Është kjo një mënyrë për të parandaluar dhunën e përsonave mjaft të sëmurë, krahas burgimit e kurimit farmaceutik. Jam i bindur, tha Salvini se kjo është një praktikë e mirë që duhet adoptuar dhe në Itali. e Partia Lidhja e ka propozuar me kohë.”

Sipas të dhënave zyrtare në Itali rastet e pedofilisë e pedopornografisë janë rritur dukshëm.

Në vitin 2018 janë shënuar rreth 224 raste abuzimi seksual ndaj minorenëve kundrejt 83 episodeve të verifikuar një vit më parë më 2017.

Mosha më e rrezikuar nga ky fenomen është fasha e fëmjërisë së parë nën 10 vjec me mbi 46% të rasteve, ndjekur nga mosha 15-17 vjec me mbi 32%.
Rajonet italiane ku janë verifikuar rastet më të shumta të pedofilisë janë; Lazio , Lombardia e Kampanja.

Në Itali gjatë 10 viteve të fundit janë regjistruar dhe rreth 200 raste të priftërinjve pedofilë, 120 prej të cilëve të dënuar nga drejtësia vendase.
Shqetësuese shfaqen të dhënat dhe mbi abuzimet seksuale online e pedopornografinë, në nivel europian; në cdo 7 minutë në internet shfaqet imazhi i fëmijëve të abuzuar seksualisht.