PUNËTORËT KUNDËR MASAVE SHTRËNGUESE TË QEVERISË.Italia është sot nga një grevë e përgjithshme. Dy nga sindikatat më të mëdha italiane, ajo e tregtarëve dhe ajo e punëtorëve kanë lënë punën në shenjë proteste ndaj masave të qeverisë Renzi për të lehtësuar procedurat e kodit të punës.

Greva pritet të shoqërohet me protesta në 54 qytete italiane.Kryeministri italian, Mateo Renzi reagoi një ditë më parë për grevën duke u shprehur se nuk është dakord me sindikatat, por gjithësesi e respekton vendimin e tyre. Ai tha se nuk do të tërhiqet nga planet për t’i dhënë më shumë të drejta bizneseve në punësimin dhe shkarkimin e stafit.“Njerëzit kanë të drejtë të hyjnë në grevë. Këtë ia garanton kushtetuta dhe ne e respektojmë. Grevat e përgjithshmë karakterizohen nga çaste tensioni dhe duhen trajtuar me respekt, kështu që shpresoj të gjejmë një zgjidhje për përplasjen e fundit mes ministrit të infrastrukturës dhe kreut të Sindikatës kombëtare të tregtarëve”, tha Renzi gjatë një konference për shtyp nga Turqia, ku po kryen një vizitë pune.