Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për periudhë prej 12 muajsh, në rajonin Liguria, në përgjigje ndaj shembjes së një ure në Xhenova.

 

Ai gjithashtu tha se do të ndajë 5 milionë Euro shtesë nga fondet qendrore dhe do t’ia dhurojë këtij rajoni.

 

Qeveria rajonale ka kërkuar veprime të menjëhershme pas shembjes së urës gjatë ditës së martë, ku mbetën të vdekur 39 persona.

 

Ekipet e shpëtimit kanë pak shpresë se mund të gjejnë të mbijetuar të tjerë nën gërmadhat e urës Morandi, ku pothuajse 40 makina kanë rënë nga një lartësi prej 45 metrash, pas shembjes së një pjese të urës.

 

Ende nuk dihet shkaku i shembjes së urës. Autoritetet në Xhenova kanë shpallur dy ditë zie, pas kësaj tragjedie

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E ENJTE 16 GUSHT
Artikulli tjetërTË SHTËNA ME ARMË NË FRANCË, ARRESTOHEN DY SHQIPTARË