Shqipëria ka qenë shteti më i kërkuar në Google për destinacion turistik për italianët për vitin 2018. Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale pyetjen e bërë në një nga emisionet te ‘RAI 1’ se cili ka qenë shteti më i kërkuar në Google si destinacion turistik për verën e 2018 për italianët?

Alternativat ishin Greqia, Rusia, Kroacia dhe Shqipëria, që ka qenë përgjigja e saktë. Sezonin turistik që lamë pas numri i italianëve që zgjodhën Shqipërinë për të kaluar pushimet pësoi rritje të ndjeshme në krahasim me vitet e kaluara.

Nisur nga situata aktuale politike, kryeministri Edi Rama pak javë më parë ishte në vendin fqinj për të sqaruar se pavarësisht imazheve që përcillen nga protestat e opozitës, nuk kemi të bëjmë me destabilitet, por të zgjedhin sërish Shqipërinë për të kaluar pushimet sezonin turistik që po vjen…

Artikulli paraprak‘META DHE BERISHA KUNDËR BASHKIMIT ME KOSOVËN’, REAGON PRESIDENCA
Artikulli tjetërATHINË, SHPËRTHEN NJË GRANATË NË KONSULLATËN RUSE