Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka ankimuar vendimin e prokurorisë për të zgjatur hetimet ndaj tij.

Llalla, është nën hetim nga Prokuroria për pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Rreth një javë më parë, Krimet e Rënda zgjatën me 3 muaj afatin e hetimeve, ndërsa me anë të një kërkese të regjistruar në datën 25 mars në Gjykatë, Llalla, kërkon mbylljen e tyre, duke e konsideruar të padrejtë vendimin.

Më 9 gusht 2018 Gjykata e Apelit për Krime të Rënda rrëzoi kërkesën e ish-kryeprokurorit për heqjen e sekuestros preventive.

Pronat e tij u përllogariten në vlerën afro 1 miliard lekë dhe prej 23 korrikut 2018 janë të sekuestruara.

Pasurite ne sekuestro preventive
-Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;
-Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;
-Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

-Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;
-Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë;

Sipas njoftimit të prokurorisë vlera e tregut e këtyre pasurive arrin në shumën 98.772.000 lekë (918,000$ ose 783,000 euro).