Shërbimi financiar Iute Credit, një partner i besueshëm tashmë në Shqipëri për dhënien e kredive konsumatore pa kolateral, bazuar në të ardhurat personale ka hapur degën e saj edhe në qytetin e Shkodrës.

Mes shumë të ftuarish u bë inagurimi i hapjes së kësaj dege në Shkodër. Akan Ajdini, drejtor i përgjithshëm i Iute Credit tregon për të gjithë përparësitë ndaj shërbimeve të tjera financiare.

Shumë shpejt Iute Credit do të ketë efektin e duhur në qytetin e Shkodrës duke patur fleksibilitetin e duhur në raport me klientët që do paraqiten tek dega e sapo hapur në Shkodër në Parrucë.

Drejtori Ajdini flet edhe për disa prej risive të Iute Credit që patjetër do t’i kenë edhe shkodranët.

Iute Credit shumë shpejt ka fituar besimin e qytetarëve duke parë shpejtësinë me të cilën operohet dhe lehtësirat në dhënien e kredive pranë këtij shërbimi financiar.