Izmir Smajlaj është kualifikuar në finalen e garës së kërcimit së gjati në Kampionatin Europian të Atletikës që po zhvillohet në Berlin.

 

Sportisti shqiptar u rendit i 12 dhe prova e tij më e mirë ishte 7 metra e 71 centimetra në aktivitetin e zhvilluar të hënën.

 

Finalja do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje.

 

Në Kampionatin Europian të Atletikës do të marrin pjesë edhe Luiza Gega në garën e 3 000 metrave me pengesa dhe Franko Burraj në garën e 400 metrave.

Artikulli paraprakPORTUGALIA VIJON LUFTËN ME ZJARRET, EVAKUOHEN QINDRA TURISTË
Artikulli tjetërBAZA AJRORE E NATO-s NË KUÇOVË, NJË ËNDËRR QË PO BËHET REALITET