Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka thirrur sot në një mbledhje të gjithë punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura çështjet kryesore të ngritura nga ministrja Gjonaj ishin ato të sigurisë në sistemin e burgje dhe në kryerjen e veprimtarisë nga ana e SHKBB-së për parandalimin dhe monitorimin e veprimtarisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Zyra e shtypit njofton se mbledhja gjithashtu ka pasur të bëjë dhe me regjimin e posaçëm për kokat e krimit që do të izolohen sipas ligjit italian dhe masat që duhet të marren nga punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në burgje, për zbatimin e tij.

Kjo mbledhje vjen edhe në kuadër të masave të shtuara te sigurisë së burgjeve edhe të ngjarjeve të fundit ku janë kapur nga forcat e Policisë së Burgjeve dhe SHKBB-ja, një sërë sendesh të ndaluara.

Ndërkohë që në interpelancën e zhvilluar në Kuvend ditën e enjte, Lefter Maliqi lështoi akuza të forta në drejtim të drejtorit të Burgjeve.