Shqipëria luajti ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve, në transfertë ndaj Izraelit. Kjo sfidë ishte tejet e rëndësishme për të kapur vendin e parë, në një grup totalisht të ekuilibruar. Vendsasit mundën Shqipërinë me nga një gol në secilën pjesë.

Së pari Izraeli kaloi në avantazh falë Hemed, dhe kur kishin mbetur vetëm pak minuta nga fundi, Shqipëria pësoi golin e dytë duke mbyllur shpresat e kuqezinjve. Kombëtarja shqiptare dominoi ndaj Izraelit por këta të fundit shënuan golat.

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, ka pohuar se pas humbjes me Izraelin, Shqipëria është pothuajse jashtë objektivave në këtë kompeticion.

Edhe pse ky pohim mund të merret si bazë, janë numrat dhe matematika, që mbajnë në lojë shanset e Kombëtares.

Shanset tashmë nuk janë vetëm në dorën tonë, por Kombëtarja duhet të marrë maksimumin në ndeshjen me Skocinë, ndërsa duhen parë ekipet e tjera, të cilat lidhen drejtpërdrejt me fatin e djemve të Kristian Panuçit.

Shqipëria ia del duke fituar 4-0 me Skocinë në ndeshjen e kthimit dhe të fundit në Ligën e Kombeve, ndërsa Skocia duhet të fitojë ndaj Izraelit me shifrat 1-0 ose 2-0.

Skocia është një Kombëtare e fortë dhe shumë cinike, por kuqezinjtë ende nuk kanë shfaqur shenja dorëzimi.

Artikulli paraprakURA E VJETËR NË LEZHË PËR “SKRAP”
Artikulli tjetërMAKINA PËRPLAS 18-VJEÇARIN