Israel's singer Netta Barzilai aka Netta celebrates with the trophy after winning the final of the 63rd edition of the Eurovision Song Contest 2018 at the Altice Arena in Lisbon, on May 12, 2018. (Photo by Francisco LEONG / AFP) (Photo credit should read FRANCISCO LEONG/AFP/Getty Images)

Izraeli ka fituar Eurovisionin, i përfaqësuar nga këngëtarja Netta Barzilai me këngën “Toy”. Ajo mori 529 pikë.

Vendin e dytë e rrëmbeu Qipro, që përfaqësohej nga këngëtarja shqiptare Eleni Foureira, me këngën “Fuego”.

Austria u rendit në vendin e tretë, ndërsa shqiptari tjetër Ermal Meta së bashku me Fabrizio Moron zunë vendin pestë. Shqipëria, e përfaqësuar nga Eugent Bushpepa, u rendit në vendin e 11-të.

Bashkimi i votave të jurisë me të publikut i dhanë këtë renditje, pasi deri pranë fundit, Bushpepa mbante vendin e shtatë. Eurovisioni këtë vit u mbajt në Lisbonë të Portugalisë.

Artikulli paraprak1 VDEKUR DHE 4 TË PLAGOSUR NË PARIS, DYSHIME PËR SULM TERRORIST
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT 13 MAJ 2018