Rama korigjon qëndrimin e tij për zgjedhjet e parakohëshme si Plani B, nëse dështon reforma në Drejtësi.

Në të parën deklaratë për mediat pas kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama, i pyetur për ecurinë e mëtejshme të procesit të reformës në drejtësi, shprehet se priste më shumë rezistencë për draftin e reformës. Ai thotë se nëse nuk do të ketë pengesa të reja rrugës, është i bindur se reforma do të kalojë “pa stërmundime”. Në këtë prononcim Rama shprehet se në fakt këto zgjedhje janë “Plani C”, si për të treguar sa e largët është sipas tij kjo mundesi. Rama thotë megjithatë se “është plotësisht dakord me ata që flasin për zgjedhje të parakohshme, nëse reforma s’kalon”.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakATLETICO MADRID KËRKON ELSEID HYSAJN
Artikulli tjetërZBULOHET FERMA E KANABISIT, ARRESTOHET SHQIPTARI