Me rastin e 106 vjetorit të shënimit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit shqiptarët në mbarë botën po festojnë këto ditë festash.

Kështu ka ndodhur edhe në Mbretërinë e Bashkuar ku shumë emigrantë shqiptarë në Londër janë bërë bashkë për të festuar festat e nëntorit.

Teksa kërcejnë dhe hedhin valle shumë vajza dhe djem janë bashkuar duke dëfryer së bashku deri në orët e para të mëngjesit me miqtë e tyre në një nga lokalet e Londrës.

E kthyer tanimë në një traditë të përhershme festat e nëntorit festohen kudo ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët.

Duke e kthyer ngjarjen e kësaj dite në një koncert të madh, këtë vit në këto festime nuk kanë munguar këngët patriotike dhe vallet tradicionale shqiptare të zbukuruara nga flamuri kuq e zi, duke përcjellë emocione të shumta.

106 vite më parë, delegatë nga e gjithë Shqipëria, mbërritën në Vlorë, për të ngritur flamurin, datë që në histori njihet si Dita e Flamurit.