Kur përdorni Google, ju në fakt bëni një marrëveshje. Ju përdorni shërbime si Gmail, Drive, Search, Youtube, dhe Google Map falas.

Në këmbim, ju bini dakort që të shpërndani informacione për veten që Google mund t’i ndajë me reklamues, në mënyrë që reklamat e tyre të jenë më efektive. Për shembull, linjat ajrore duan të shënjestrojnë njerëz që i pëlqejnë udhëtimet. Firmat e rrobave për fëmijë duan të targetojnë prindër etj. Google përdorë shumë metoda për të mësuar më shumë rreth jush. Ka shumë gjëra që ju ia tregoni Googles kur hapni një adresë Gmaili apo kur përdorni telefonin tuaj Android. Kjo përfshin emrin, numrin dhe vendodhjen tuaj. Por, Google gjithashtu sheh çdo gjë që ju bëni në internet, duke zbuluar kështu interesat tuaj nga kërkimet që bëni – çfarë klikoni – nga shërbimet e tij deri te uebfaqet e tjera. Duke viztuar uebin (të vështirë për t’u gjetur, “Web & App Activity), ju mund të shihni se çfarë di Google për ju. Nëse shkoni te “Ads Settings gjithashtu mund të zbuloni çfarë Google mendon për ju dhe mund të ndryshoni se çfarë i tregon reklamuesve për ju. Nuk është e thjeshtë të gjeni faqen “Web & App Activity”. Për këtë duhet të hyni në Google për ta parë. Sapo futeni, shkoni në “https://history.google.com/history/” dhe klikoni “all time”.

Artikulli paraprakREFORMA NË DREJTËSI – SHFUQIZOHET NENI QË I HAPTE RRUGË MARTESAVE BRENDA SË NJEJTËS GJINI
Artikulli tjetërNDRYSHOJNË RREGULLAT E KOLAUDIMIT, JA SA HERË NË VIT DUHET TË BËHET KONTROLLI I AUTOMJETIT