Të gjithë zërat rreth iPhone 7 kanë një pikë të përbashkët: iPhone i ardhshëm do të ketë të njëjtën pamje me modelin aktual, ma pak ndryshime, por do të sjellë disa risi mjaft interesante.

Një raport i fundit konfirmon se kësaj rradhe do të ketë shumë ndryshime midisa modelit iPhone 7 dhe 7 Plus.
Sipas zërave të fundit, diferencat do të jenë këto:

  • RAM: iPhone 7 duhet të ketë 2GB RAM, ndërsa modeli Plus pritet të ketë 3GB RAM;
  • Fotokamera: iPhone 7 do të ketë vetëm një fotokamera 12 megapixel, ndërsa iPhone 7 Plus mund të ketë një dopio fotokamera me 21 megapixel;
  • Memoria e brendshme: iPhone 7 duhet të jetë i disponueshëm në versionet 16GB, 64GB dhe 128GB, ndërsa iPhone 7 Plus mund të jetë i disponueshëm me 32GB, 128GB dhe 256GB;
  • Hardware: asnjë diferencë tjetër hardware, me përjashtim të prezencës së Smart Connector në stilin e iPad Pro në modelin Plus, i nevojshëm për të lidhur një sërë aksesorësh si tastirë dhe bateri të avancuara. 

Me pak fjalë, jo vetëm ekrani dhe stabilizatori optik: diferencat midis dy smartphone-ve të Apple mund të jenë me të vërtetë shumë

Artikulli paraprakJA ÇFARË THOTË PARTIA DEMOKRATIKE PËR TË RINJTË SHQIPTARË
Artikulli tjetërEFEKTIVI I FNSH SHPALLET DËSHMOR I ATDHEUT