Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka ka sqaruar risitë që sjell ligji i ri për Dhomat e Tregtisë, duke theksuar se ky ligj nuk rëndon sipërmarrjet private.

 

Sipas tij, anëtarësimi i detyrueshëm nuk do të bëhet për çdo kompani në rastet kur një sipërmarrës ka më shumë se një të tillë.

JakaKthimi i anëtarësisë së detyrueshme normal që forcon rolin e Dhomës, nuk është forcimi i rolit nëpërmjet financave, por është forcimi i rolit nëpërmjet  transmetimit të shqetësimit të sipërmarrësve. Duke pasur anëtarësim të detyrueshëm, dikush që bën një pagesë qoftë edhe 1 euro, është i predispozuar të kërkojë llogari për atë 1 euro që ka paguar dhe njëkohësisht forcohet roli i dhomës duke përfaqësuar gjithë interesat e sipërmarrësve.

Jaka bëri me dije se do të ketë edhe një drejt ekzekutiv, ndryshe nga kryetari aktual që sipas tij ka rol honorifik. Drejtori ekskluziv sipas Jakës do të jetë në dispozicion të plotë për sipërmarrësit.

Artikulli paraprakOPERACIONET ANTIDROGË NË MURIQAN, ARRESTOHEN DY SHTETAS
Artikulli tjetërANALIZA 1 VJEÇARE – KTHIMI I PRONAVE, MANJANI: LIGJI MË I MIRI, PËR 10 VITE MBYLLET KJO HISTORI