Kryebashkiaku i Lezhes Fran Frrokaj akuzat e ngritura ne drejtim te tij i ka quajtur teresisht banale dhe politike. Fran Frrokaj ka folur për herë të parë për akuzat e ngritura ndaj tij në lidhje me tjetersimin e pronave në zonen e ranës së hedhun në Shëngjin.

Gjatë një komunikimi me gazetaret Frrokaj është i bindur në pafëjsi në lidhje me çështjen në fjalë

Proçesi gjyqësor nuk e pengon për të rikandiduar për një mandat të dytë, ndaj Frrokaj nuk e fsheh këtë ambicie për të qenë sërish në krye të Bashkisë Lezhë.

Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj u arrestua në muajin mars të vitit 2018-të me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa më pas gjykata vendosi që ai të hetohet në gjendje të lirë.

Hetimet për çështjen në fjalë kanë përfunduar dhe dosja ka përfunduar për gjykim në gjykaten e Lezhës.

Artikulli paraprakDËBORA, POLIA: BORËPASTRUESET TË VIJNË NË THETH
Artikulli tjetër“LOGUÇEZME”, RRUGA PO NDËRTOHET ME STANDARTE