Dy kontinente të ndryshme kanë shënuar temperatura ekstreme gjatë muajit që lamë pas. Ndërkohë që muaji janar ka qenë muaji më i nxehtë në Australi, SHBA është ‘mbërthyer’ nga një i ftohtë ekstrem.

Në Australi temperaturat mesatare për janarin i kaloi 30 gradë celsius.

Temperaturat e larta shkaktuan zjarre në shumë vende, ndërsa pati edhe një rritje të personave që iu drejtuan spitaleve.

Sipas meteorologëve ky është i nxehti më i madh që prej viti 2013.

E kundërta ndodh në SHBA, ku temperaturat janë ulur deri në -50 gradë. Nga i ftohti dhe ngricat deri tani janë raportuar 21 viktima. I ftohti, i shoqëruar me erë të acartë në Mineapolis të Minesotës ka bërë që të boshatisen rrugët. Njerëzit janë mbyllur brenda për t’u mbrojtur nga temperatura tepër të ulëta.

Gjatë ditëve të ardhshme, mbi 200 milionë vetë ose 70% e popullsisë së Shteteve të Bashkuara do të vazhdojnë të përballen me ngrica. Mbi 25 milionë vetë në verilindje të vendit po përballen me temperatura të rrezikshme.

Artikulli paraprakPARALAJMËRIM PËR ERËRA TË FUQISHME, PORTET DETARE TË MARRIN MASA
Artikulli tjetërFACEBOOK FSHIN 800 LLOGARI IRANIANE, TENTUAN NDIKIMIN NË SHQIPËRI