“Java e pavarësisë” titullohet 7 ditëshi i aktiviteteve që do të zhvillohen në qytetin e Shkodrës me rastin e 104 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Rrugët kryesore të qytetit kanë filluar dekorimin, ndërsa bashkia ka publikuar planin e aktiviteteve kulturore

. Bashkia Shkodër ka nisur dekorimin e rrugëve kryesore të qytetit me rastin e 104 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit. Pedonalja Kolë Idromeno dhe Sheshi “Demokracia” janë dy zonat kryesore ku janë bërë ndërhyrje me qëllim dekorimin e qendrës së qytetit. “Java e Pavarësisë” është titulluar 7 ditëshi i aktiviteteve që do të zhvillohen në Shkodër, ndërsa dita e parë do të nisë më 22 nëntor me ekspozitën e librit “Rilindasit në botime”. Aktivitetet do të kulmojnë më 28 nëntor, ku në orën 9 do të zhvillohet procesi simbolik i ngritjes së flamurit para sheshit të bashkisë, ndërsa seria e organizimeve mbyllet me një projeksion kushtuar figurave dhe momenteve kyçe të Shpalljes së Pavarësisë

Artikulli paraprak“MBRËMJE MUZIKORE” NË TEATRIN “MIGJENI”
Artikulli tjetërME ÇFARË DO TË NGROHEN SHKODRANËT KËTË DIMËR