Dita e henë do të nisë e kthjelltë e në mesditë zhvillim të vranësirave duke u pasuar nga reshje shiu të karakterit lokal pergjatë relieveve malore në Veriperëndim dhe qendër të vendit.

Ditën e martë do të mbiozotëroj mot i kthjellët.

Dita e mërkurë do të nisë me kthjellime, në pasdite e kryesisht në mbrëmje shtim vranësirash deri të dendura.

Ditën e enjte dhe të premten do të dominoj mot i vranët.
Reshjet e shiut do të jenë të herëpasherëshme me intesitet deri mesatar. Në zonat bregdetare dhe Ultësirën Perëndimore reshje shiu me intesitet deri të lartë në formën e shtrëngatave, stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. E gjithë kjo situatë do të shoqërohet edhe me erë të vrullshme deri në 28m/sek.

Përsa i përket fushës termike mëngjeset e mbrëmjet do të jenë të freskëta, por rënia më e ndjeshme do të jetë ditën e premte në vlerat e mesditës.

Artikulli paraprakKILI TRONDITET NGA NJË TËRMET I FUQISHËM
Artikulli tjetërFAMILJET E VARFRA, GATI 80 % TË BUXHETIT E ÇOJNË PËR USHQIME DHE FATURAT MUJORE, PËR ARSIMIN ZERO