AI ËSHTË NJË NGA EKONOMISTËT MË ME NDIKIM TË KOHËS. Profesori francez Jean Tirole mori çmimin Nobel 2014 për Ekonomi, pasi hodhi dritë mbi mënyrën se si qeveritë duhet të rregullojnë kompanitë e fuqishme që dominojnë tregjet.

Njoftimi u dha nga Akademia Mbretërore suedeze e Shkencave e cila tha se Jean Tirole është ‘një nga ekonomistët më me ndikim të kohës sonë’.61-vjeçari, Drejtori i Fondacionit Jean-Jacques Laffront në Tuluzë mori çmimin suedez për ekonominë prej 1.1 milion dollarësh. Tirole, me studimet e tij ka treguar se rregulloret e tregut duhet të përshtaten me kujdes në fushat specifike, në vend të rregullave të përgjithshme të cilat mund të sjellin shumë dëme në ekonomi.Çmimi për Ekonominë, i quajtur ‘Sveriges Riskbank Prize’ në shkenact ekonomike i dhënë për nder të Alfred Nobelit, është krijuar në vitin 1895. Ekonomistët nga Shtetet e Bashkuara kanë dominuar për vite rresht fituesit e këtij çmimi, me vetëm disa fitues nga pjesë të tjera të botës, që nga viti 1994.Fitueist e mëparshëm përfshijnë emra të njohur si Paul Krugman, Milton Friedman, Friedrich von Hayek dhe Joseph Stiglitz.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/HYOWhd42vp4?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]