Në ditën ndërkombëtare të muzeve bashkia Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Shkodër kanë organizuar një ekspozitë zejesh dhe dëshmi zejtarie e quajtur si “Jehona e Zejeve” në muzeun historik të qytetit të Shkodrës, “Oso Kuka”

Janë zgjedhur nxenësit e shkollës “28 Nëntori” të cilët zhvilluan punimet e tyre, gdhendje në gur dhe në dru. Njera prej tyre tregon se ky zanat është mjaft I bukur dhe I veçantë.

Ndërkohë përgjegjësi I muzeut “Oso Kuka”, Fatmir Juka u shpreh se kjo traditë është një nga vlerat e ruajtura të qytetit të Shkodrës, dhe fëmijët janë zgjedhur pikërisht për të përçuar këtë zanat ndër vite.

Zanati I gdhendjes në gur dhe në dru I ka fillimet e hershme edhe në qytetet e Shkodrës, megjithatë vlera e tija po përçohen edhe tek të rinjtë, të cilat kanë krijuar një interes të dukshëm.

 

Artikulli paraprakADEMI INSPEKTIM NË RRUGËN E MUSHANIT
Artikulli tjetërLEZHË, FAMILJA FILIPI…MES VARFËRISË DHE SHPËRFILLJES