Të frymëzuar nga rezistenca e “jelekëve të verdhë” në Francë, banorët e Astirit në ditën e 30 të protestës së tyre kanë zgjedhur të veshin edhe ata jelekë, por ngjyrë portokalli.

Ata bllokuan rrugën tek Unaza e Re edhe këtë pasdite, duke u shprehur kundër prishjes së banesave të tyre.

Të veshur me jelekë të verdhë, ashtu si protestuesit francezë, banorët e Astirit janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme tek Unaza e Re, për të protestuar për të mos lejuar prishjen e shtëpive të tyre pa u dëmshpërblyer më parë.

Në mbështetje të protestuesve të Astirit kanë shkuar edhe deputetët e PD-së.

Ata i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, që të tërhiqet nga projekti që ju prish banesat e tyre, ose ti dëmshpërblejë qytetarët me 100 për qind të vlerës së tregut.

‘O Edvin o legen, prite popullin se po vjen’, ka qenë një nga thirrjet e banorëve drejtuar kryeministrit Rama.

Artikulli paraprakSHISNIN KOKAINË KAPET SHQIPTARI DHE BASHKËPUNËTORI
Artikulli tjetërZBARDHET VRASJA E SHQIPTARIT NË KORFUZ, AUTORI PJESËTAR I AGIMIT TË ARTË