Rreth 44 persona u arrestuan gjatë protestave të “jelekëve të verdhë” që u mbajtën të shtunën në të gjithë Francën, për të 15-ën javë me radhë. Në mbarë vendin në rrugë dolën 46.600 protestues.

Protestat e para u mbajtën më 17 nëntor 2018, ku arsyeja ishte paralajmërimi i rritjes së çmimit të karburantit. Megjithatë, protestat u shndërruan në pakënaqësi të përgjithshme me politikat e presidentit francez, Emmanuel Macron.

Ashtu si javët e kaluara, protestuesit u mblodhën në Champs-Elysees të Parisit duke marshuar drejt Sheshit Trocadero pranë kullës Eiffel.

Gurëve dhe shisheve të protestuesve policia iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, po kjo nuk ka bërë që të ketë reagim nga ambasadorët në Francë, dhe as nga Këshillit i Europës.

Nëse në Francë ka 15-javë që protestohet dhunshëm, në Shqipëri me protestën e parë gjithë faktori ndërkombëtar doli kundër elementëve radikalë të qëndresës qytetare.