Jep dorëheqjen Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Petrit Fusha. Në dokumentin e dorëheqjes që i është dorëzuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë,

Fusha argumenton se “Prokuroria nuk është më vendi ku unë mund të shërbej me përvojën 32 vjeçare.”

Ja cfare shkruhet ne shkresen e doreheqjes
“Pas 32 viteve pune në sherbimin e Prokurorisë, çmoj se përvojën që kam mund ta përdor në dobi të një aktiviteti tjetër me më pak ngarkesë.

Koha në të cilën po jetojmë është tejngarkuar me ngjarje e fenomene të drejta e të pa drejta. Një profesionist në moshën time natyrshëm zgjedh me maturi vendin se ku mund të kontribuojë më mirë.

Ndaj gjykova se Prokuroria nuk është më vendi ku unë mund të shërbej me përvojën 32 vjeçare. Një përvojë e akumuluar tashmë nga procese hetimore e gjykimi të çdo lloj çështje e niveli.

Në këto kushte ju paraqes sot dorëheqjen time nga detyra e Prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe nga shërbimi i Prokurorisë”.

Keshilli i Larte i Prokurorise vendosi sot të pranojë kërkesën e dorëheqjes dhe me shumicë votash vendosi që mbarimi i mandatit të prokurorit të jetë data 31 mars 2019. Kjo sipas nenit 65, ligjit 95/ 2016 për statusin e magjistratëve.

Artikulli paraprakGJYKATA VENDOS MASËN ‘ARREST SHTËPIE’ PËR PRESIDENTIN E KAMZËS, NAIM QARRI
Artikulli tjetërDËNOHET PËRJETËSISHT SHQIPTARI QË VRAU TË MOSHUARËN