Gjykata e Shkodres ka dhene masen e sigurise per disa nga te arrestuarit per sulmet ne KZAZ nr 3 ne Shkoder para pak ditesh.Gjykata dha masen e sigurise ‘arrest me burg me afat 30 dite’ per Alfred Nikollin, punonjes ne Policine Bashkiake Shkoder dhe Gentjan Bytyçin gjithashtu punonjes i policise bashkiake Shkoder.

Gjykata dha masen e sigurise’arrest shtepie’ per Adi Garucin,specialist tek zyra e bujqesise Shkoder dhe Aleks Ndoj si dhe “detyrim paraqitje” per Orlando Thepin pasi eshte i mitur.