Edhe pse Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e pak ditëve më parë për Shqipërinë ripërsëriti thirrjen ndaj qeverisë që të ndalojë aplikimin e skemës së PPP-ve (Partneritet Publik Privat), Rama duket se nuk ka ndërmend të ndalet.

Vetëm për vitin në vazhdim, 2018, janë 6 kontrata koncesionare të reja pritet të lidhen në sektorin e transportit, me një vlerë totale që arrin në 140.6 miliard lekë të reja. Të dhënat I raporton “Open Data Albania” e cila I referohet ministria së Financave dhe Ekonomisë.

Referuar këtyre dhënave për 2018-ën parashikohet të fillojë ndërtimi me koncesion për ndërtimin dhe Operimin e Aksit Tirane-Thumane-Vore; i Rrugës Kardhiq – Delvine dhe Kashar – Rrogozhine; Po ashtu, parashikohen të lidhen kontratë koncesionare edhe për akset Milot – Balldren; Orikum-Himarë dhe ajo e rrugës së Arbrit.

Sektori i transportit mban peshën kryesore të kontratave koncesionare që pritet të lidhen përgjatë vitit 2018, duke qenë se në total parashikohet nënshkrimi i 8 të tillave, kurse 2 kontratat e tjera i takojnë sektorit të arsimit, për ndërtimin e shkollave në Tiranë dhe atij të shëndetësisë për ndërtimin e Spitalit të Fierit.

Në total qeveria shqiptare ka nënshkruar 223 kontrata koncesionare apo partneritete publike-private, me një vlerë totale prej 504.8 miliard lekë, ku peshën më të madhe të tyre e mban sektori energjetik me 75% të totalit. Kurse pas nënshkrimit të kontratave të reja për vitin 2018 vlera e koncesioneve ekzistuese dhe atyre të parashikuara do të shkojë në 661,5 miliard lekë.

Artikulli paraprakNUK NDALEN SKANDALET NË PESHËNGRITJEN SHQIPTARE, TJETËR SPORTISTE ME DOPING
Artikulli tjetërPS VIJON TË KËRKOJË HETIM PËR KONTRATAT E PD