Mjeku kongolez Denis Mukëege dhe aktivistja jazidi Nadia Murad fituan sot çmimin Nobel të Paqes për vitin 2018.

Sipas Komitetit Norvegjez të Nobelit, çmimi iu dha për luftën e tyre kundër dhunës seksuale si një armë lufte.

“Ata kanë ndihmuar mijëra viktima të sulmeve gjatë luftës civile që u ka kushtuar jetën mijëra kongolezëve”, tha kryetarja e Komitetit të Nobelit.

Vitin e kaluar, fituese ka qenë Fushata Ndërkombëtare për Eliminimin e Armëve Bërthamore.

Këtë vit kanë qenë 331 të emëruar për çmimin – 216 nga të cilët individë dhe 115 grupe, tha Komiteti i Nobelit.

Sipas tij, kjo është shifra e dytë më e lartë e kandidatëve, pas asaj më 2016.
Këtë javë u ndanë çmimet Nobel edhe për mjekësi, fizikë dhe kimi.