Kryeprokurorja Arta Marku rikonfirmohet në detyrë, pasi kalon me sukses procesin e Vettingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi një procedurë të thellë hetimi bazuar në 3 kritere, atë të pasurisë, aftësive profesionale dhe kriterin moral. Trupi gjykues vendosi konfirmimin në detyrë për Markun.

Vendimi mund të ankimohet në KPA nga subjekti i vlerësimit ose komisionerit publik pas 15 ditësh.