Familja Rrethi bën apel për ndihme pasi jetojnë me te ardhura minimale. Raste te tilla nuk janë te panjohura ne qarkun Shkodër ku edhe pse vitet kalojnë varfëria ekstreme është ulur këmbëkryq kudo dhe vazhdon te jete e pranishme.

Kjo është Silva Rrethi, nënë e 4 fëmijëve të mitur të cilët nuk janë gati për fillimin e shkollës pasi shifra e larte e librave është një barre tejet e rende për xhepin e tyre.Ajo jeton në një shtëpi me qera dhe te ardhurat e vetme janë ndihma ekonomike dhe një pension minimal të cilin e përfiton që nga vdekja e bashkëshortit të saj.Lotët e kësaj nëne që kërkon përkrahje janë një këmbane alarmi për gjithë shoqërine e në veçanti për institucionet arsimore të cilat reklamojnë subencionet për familjet në nevoje por që në të shumtën e rasteve nuk i vëne ne zbatim.Teksa e ëma na tregon për notat e mira dhe sukseset në shkolle të fëmijve të saj rrëfen se ëndrra e vetme e këtyre 4 te vegjëlve është vazhdimi i shkollës.Si te mos mjaftoje kryefamiljares Silva Rrethi i nevojitet një ndërhyrje kirurgjikale ndërsa nga ana tjetër OSHEE e ka gjobitur atë me 12 milion leke si debitore.Rasti i familjes Rrethi nuk është i vetmi qe përcjellim përmes kronikave tona, teksa familje te tjera qofshin ne qytetin e Shkodrës apo te fshatrave përreth jetojnë mes varfërisë dhe skamjes sa për të nxjerre bukën e gojës.

Artikulli paraprakTATIMËT NËN AKUZË, QYTETARËT: PO USHTROJNË TERROR
Artikulli tjetërPD, KOPLIKU AKUZON DAR PËR PUNËSIMIN E 50 MËSUESVE