“Një jetë në 36 shkronja” titullohet libri I zhanrit rrëfim, I shkrimtares Shkodrane Farida Ramadi, I promovuar paraditen e së shtunës në bibliotekën Marin Barleti.

Shkrimtarja e kësaj vepre shprehet se libri përmban gjithë jetën e saj dhe pikërisht ky është motivimi për të shkruar një vepër të tillë.

Të pranishëm në këtë promovim ishin shkrimtarë dhe mësues të cilët me pjesëmarrjen e tyre nderuan punën e palodhur që autorja Ramadani ka bërë.

Kjo vepër përmban 36 vite jetë, një rrëfim I një jetë të dyfishtë, të një pjese në qytet dhe një tjetre në fshat , momentet që autorja ka përjetuar në rolin e mësueses.

Kjo e fundit shprehet se ajo çka e bën më interesant këtë libër është se të gjithë mësuesit duhet të njihen me atë çka përjetuar kolegia e tyre.