Një pjesë jete ende e panjohur edhe aq shumë e dom Ndre Mjedës ka ardhur në një libër të botuar së fundmi. Libri Ndre Mjeda dhe Jezuitët e tjerë të Provincës së Venecies në Krakov me autor Stanislav Cislak erdhi i përkthyer nga Leonard Zissi.

Ky libër u promovua në muzeun që mban emrin e Ndre Mjedës në Kukël të bashkisë Vau Dejës gjatë aktivitetit të përvitshëm “Ditët e Mjedës”

Dom Nikë Ukgjini famullitar në Kukël shprehet se libri Ndre Mjeda dhe Jezuitët e tjerë të Provincës së Venecies në Krakov është një vlerë e shtuar për jetën e poetit dhe meshtarit të njohur.

Gjatë konferencës të mbajtur në muzeun “Ndre Mjede” referuan professor dhe akademik të gjuhësisë dhe letërsisë të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” por jo vetëm.