6 jetimë që ndodhen tek konvikti pas shkollës së muzikës pritet që nga aty të dërgohen tek konvikti “Safet Spahia”.

Jetimët shprehen se nuk dëshirojnë të lëvizin sepse aty ku bashkia Shkodër kërkon t’i dërgojë nuk kanë as kushtet më minimale . Arsyeja e zhvendsojes së jetimëve është për shkak të disa ndryshimeve që bashkia Shkodër po bën. Tek konvikti pas shkollës së muzikës aktualisht përveç personave me statusin e jetimit janë edhe nxënës të shkollave të ndryshme që vijnë nga rrethet. Pritet që në këtë godinë të vijnë edhe vajzat studente që qëndronin tek konvikti “Safet Spahia”. Kjo zhvendosje pritet të bëhet derisa të jetë e gatshme ndërtesa që më parë shërbente si konvikt i shkollës pyjore në të cilën po investohet. Tek kjo e fundit pritet të shkojnë përfundimisht pothuajse të gjithë jetimët në Shkodër që kanë qëndruar për vite me radhë në konvikte të ndryshme.