KRYEMINISTRI: SKANDALI I BANKËS NUK CËNOI FINANCAT
As Arben Malaj, e as Anastas Angjeli nuk do te jene guvernatore te Bankes se Shqiperise. Perjashtimi I cdo kandidature me profil politik eshte bere ne menyre kategorike nga kryeminsitri Edi Rama, konferencen per media, qe sapo ka mbaruar ne seline e qeverise ne Tirane.

Deklarata u be pas takimeve që kryeminsitri zhvilloi sot me anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë Ardian Civici, Petraq Milo dhe Dhori Kule.  
Rama dha nje mesazh te qarte, se nuk jane hapu vende pune ne Keshillin Mbikqyres e as per guvernator te Bankes.
Sigurisht që ka tundime, ambicie, nxitje dhe shtytje të natyrshme, por pa as më të voglin dyshim ne jemi ne një mendje se politizimi dhe profilet politike të avancuara, do të ishin mungesë vizioni dhe përgjegjshmërie në raport me situaten ne Banken e Shqiperise, – tha Rama, duke shtuar se pas kesaj, Banka Qendrore do te dale me e pavarur, me e forte dhe me e sigurte.
Kryeminsitri ka dhene edhe detaje te takimit me presidentin e Republikes, ndersa ka siguruar se skandali ne Banken Qendrore nuk e ka cenuar stabilitetin financiar te ekonomisë shqiptare.

 

 

 

Artikulli paraprakBANKA, DËSHMON KËSHILLI MBIKQYRËS
Artikulli tjetërPRISHTINË, TAKOHEN LIDERËT E OPOZITËS