Tashmë kanë mbetur edhe dy ditë deri në rikthimin në fushën e blerta ku Vllanzia do të ndeshet me Skënderbeun.

Gjatë kësaj pause disa ditore për shkak edhe të ndeshjeve të kombëtares janë përcjellë informacione nga më të ndryshmet sa i përket kampit kuqeblu si nga lojtarët e dmëtuar apor edhe atyre që tashmë janë të rikuperuar dhe në dispozicion të trainerit Gjoka.

Por si një temë mjaft interesane ku njëkohësisht është edhe një “black out” është ajo e futbollistit Renato Malota.

Disa ditë më parë bëhej me dije se lezhiani ishte drejtë zgjidhjes së problemit të tij sa i përket skandalit të pronave në bregdetin e Shëngjinit por gjitësesi asgje zyrtare nuk është bërë e ditur sa i përket çështjes së tij.

Kështu traineri Ernest Gjoka duhet ta përgatisë ekipin pa e llogaritur Malotën si pjesë të formacionit ku Vllaznia pret edhe Ardit Krymin, i cili vijon të mbetet i dëmtuar.

Gjithashtu, Erjon Vucaj nuk jep garanci për takimin kundër Skënderbeut, që do të thotë se Ernest Gjoka duhet t’i bëjë mirë llogaritë për këtë sfidë.

Por në këtë takim nuk është vetëm skuadra kuqeblu që do të dalë në fushë me mungesa pasi edhe korçarët do vijnë në Shkodër pa Sabjen Lilaj i cili është jetik në organizmin e lojës së jug-lindorëve dhe mesfushori për shkak të një dëmtimi muskulor nuk do të jetë i gatshëm të paktën për 20 ditë.

Kapiteni Orges Shehi është lideri i kësaj skuadre dhe ai po ashtu si Lilaj nuk do të zbresë në fushë dhe pritet të rikthehet në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Shqipërisë. Jashanica vijon të jetë i dëmtuar,

megjithatë edhe nëse do ishte i gatshëm nuk mund të luante për shkak se rezultoi pozitiv në analizat e anti-doping pas ndeshjes kundër Young Boys në Europa league.