I dërguari i posaçëm gjerman për Maqedoninë, Johannes Haindl do të vizitojë sërish Shkupin.

Kjo është vizita e tij e katërt brenda një kohe të shkurtër. Haindl pritet të zhvillojë takime me liderët politikë në vend. Opozita pret që të shtohet presioni ndaj liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, pasi si Komisioni Evropian ashtu edhe bashkësia ndërkombëtare, kanë fajësuar drejtpërdrejt qeverinë për krizën politike në vend. “Presim që ardhja e Johannes Haindl të kontribuojë në tejkalimin e krizës”, shprehet opozita në vend. Nga ana e tyre, edhe nga liderët e VMRO-DPMNE kanë të njëjtin qëndrim, por sipas tyre për krizën është fajtore opozita. Pas Haindl, më 11 Korrik, Maqedoninë pritet ta vizitojë edhe Sekretarja shtetërore e SHBA-së Viktoria Nuland.

Artikulli paraprakBABAI I DJEG DROGËN, I BIRI E DENONCON NË POLICI
Artikulli tjetërAFRIKË E JUGUT, ATLETI PISTORIUS DËNOHET ME 6 VITE BURGIM PËR VRASJEN E TË DASHURËS