Përurimi i bustit të Pjetër Arbnorit, ish-kryetar i Kuvendit dhe një nga figurat më të njohura të Partisë Demokratike ka shfaqur në publik pas një mungese të gjatë edhe Jozefina Topallin.

Ish-kryetarja e Kuvendit u pa në ceremoni së bashku me Genc Rulin, ish-Ministër i qeverisë Berisha dhe një tjetër kritik po ashtu i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Mungesa e zonjës Topalli në Kuvend duket se është ndjerë dhe tek kolegët e saj të vjetër socialistë pasi u pa në një bisedë të ngrohtë me Ministrin e Diasporës Pandeli Majko dhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi.

Figura e politikanit dhe shkrimtarit Pjetër Arbnori, i cilësuar si Mandela i Shqipërisë, bëri bashkë sot të majtë dhe të djathtë përtej bindjeve dhe ndasive politike.

Artikulli paraprakPJETËR ARBNORI “KTHEHET” NË KUVEND, RUÇI: NJERI I DASHURISË PËR NJERËZIT
Artikulli tjetërPOLICIA KUFITARE SHPËRNDAN FLETËPALOSJE PËR TURISTËT NË RINAS: SI MUND TË KËRKOJNË NDIHMË