Një 43-vjeçar u arrestua nga policia e Beratit për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. I arrestuari është Armando Lajthia, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në ambjentet e palestrës së tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe një peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Artikulli paraprakVDES NË SPITAL POLICI RRUGOR, 10 DITË PAS PËRPLASJES
Artikulli tjetërKAPEN 50 KLANDESTINË, POLICË NGA 9 SHTETE PATRULLUAN KUFIRIN NË GJIROKASTËR