Gjashtë shtetas kurd irakianë janë kapur në Kapshticë, teksa do të transportoheshin me taksi drejt Tiranës. Taksisti i ka gënjyer refugjatët dhe i ka transportuar në një qendër shëndetësore në fshatin Koritë, duke ju thënë të shkojnë se është kamp.

Gjashtë shtetas kurdë janë kapur në territorin shqiptar, teksa kishin hyrë nga pika kufitare e Kapshticës dhe do të transportoheshin me taksi drejt Tiranës.

Burime i thanë Report Tv se taksisti i ka gënjyer refugjatët, duke ju marrë nga 250 euro, dhe i ka transportuar në një qendër shëndetësore në fshatin Koritë, jo shumë larg Kapshticës, duke ju thënë të shkojnë se është kamp.

Më pas, taksisti është larguar, ndërsa ka qenë policia që ka pikasur shtetasit e huaj, tre burra, dy fëmijë dhe një grua. Uniformat blu i kanë marrë emigrantët dhe po i transporton drejt qendrës së azilkërkuesve në Tiranë.

Artikulli paraprakTOM DOSHI, I PAFAJSHËM. I SHPËTOJNË BURGUT EDHE MARK FRROKU E DURIM BAMI
Artikulli tjetërVIDHET TURISTI ÇEK ,ARRESTOHET AUTORI