Erozioni në fshatin Juban të Njësisë Administrative Gur i Zi ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duke shkaktuar dëme të parikthyeshme për zonën në fjalë.

Ndonëse një situatë e tillë shteti nuk po merr asnjë masë pavarësisht kërkesave dhe ankesave që ka bërë njësia administrative Gur i Zi me Bashkinë e Shkodrës.

Sipas administratorit të kësaj njësie Pjerin Marku 8 hektarë ka arritur numri I tokave bujqësore ne fshatin Juban ne afersi te Malit te Vukatanes të cilat jane demtuar nga erozioni i shkaktuar nga vershimi i lumit Drin.

Për kreun e kësaj njësie në këtë zonë kërkohen një investim afatgjatë, i mirëstudiuar dhe me standarte, ku vetëm shteti i ka kapcitetet ta bëjë

Marku kërkon nga shteti një zgjidhje definitive pasi vit pas viti toka po gërryhet dhe me keto ritme mund te rrezikoje dhe banesat e fshatit Vukatanë

Aktualisht nga vershimi i lumit Drin si pasoje i rreshjeve te dendura dhe shkarkimit nga hidrocentrali i Vaut te Dejes, kane shkaktuar erozion masiv te tokave bujqësore.Ndërkohë që me rrezik janë edhe shtyllat e tensionit të lartë.