Nga Seksioni i Policisë Rrugore u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin N.P, 23 vjeç, banues në fshatin Kaç, Vau Dejës.

U referuan materialet për këtë shtetas pasi më datë 10.07.2016 rreth orës 22:35 , në aksin rrugor Mjedë – Shkodër në vendin e quajtur “Ura e Spatharit”, Vau Dejës, duke drejtuar mjetin motorrçikletë tip “LONÇIN”, ka aksidentuar shtetasin V.E, 73 vjeç, banues në fshatin Juban, Shkodër, i cili po ecte me biçikletë, në korsinë e gabuar. Pasi mori ndihmën në spitalin e Shkodrës, u dërgua në Spitalin e Traumës në Tirane në gjendje të rëndë për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/2 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakUJËSJELLËSI QYTET INVESTIM NË QENDËR TË QYTETIT
Artikulli tjetërDJALI I BIN LADEN, KERCENON SHBA