Persona ende të panjohur i kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të makinës që udhëtonte Julian Meçaj, i njohur si një prej ish anëtarëve të Bandës së Durrësit dhe me precedentë penale.

Makines tip Reng Rover i eshtë zënë pritë tek rrethrrotulli teksa ka qenë duke udhëtuar nga Maminasi drejt Durrësit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 në rrugën e re të ish Kënetës, në afërsi të autostradës.

Nga atentati Julian Meçaj ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

“Nuk ka të dhëna të sakta nëse autorët kanë qenë me makinë apo me ndonjë mjet tjetër por nga pamjet e mbërritura ka pasur breshëri plumbash drejt makinës së tij pasi mjetit i janë thyer të gjithë xhamat si para, prapa dhe në pjesët anësore.

Ky është një personazh i njohur për punonjësit e policisë. Ai ka qenë pjesë e bandës së Durrësit dhe u arrestua në kohën kur u arrestua dhe Lul Berisha dhe anëtarë të kësaj bande. Më pas nuk dihen rrethanat që ka dalë nga burgu” raporton gazetari i RTV Ora Leonidha Musaj.

Nuk dihet ende nëse Mecaj ka qenë i vetëm në makinë apo ka qenë nën shoqërinë e dikujt tjetër. Policia nuk ka dhene ende nje njoftim zyrtar.

Artikulli paraprakKRIZA POLITIKE/ REAGON PRESIDENTI ILIR META
Artikulli tjetërDHUNOI VJEHRRIN DHE MBANTE AUTOMATIK PA LEJE, ARRESTOHET 30 VJEÇARI