Mungesa e paparashikueshme e golit nga Cristiano Ronaldo ka lënë të habitur tifozët e Juventusit, të cilët prisnin “perlat” e portugezit që prej ndeshjes së parë me fanellën e re të bardhezinjve.

Megjithatë, nëse sheh statistikat arrin në konkluzionin se kjo ndoshta është thjesht çështje kohe, pasi portugezi ka provuar me të gjitha mënyrat në këto 3 ndeshje të parë të gjejë rrugën e rrjetës.

CR7 ka goditur plot 23 herë portat kundërshtare, statistikë e ndarë thuajse në mënyrë të barabartë në të trija ndeshjet: 9 herë ka shënjestruar portën e Sorrentinos së Chievos, 8 herë atë të mbrojtur nga Strakosha te Lazio, e pjesën tjetër ndaj Sepe, me Parmën.
Megjithatë, goli sërish ka munguar. A ka gjë për t’u shqetësuar? Nuk është hera e pa

rë që CR7 e vonon së tepërmi takimin e tij me golin. Që kur zbarkoi në Manchester në vitin 2003, fenomeni luzitan ka arritur të zhbllokohet në ndeshjen e parë në vetëm 5 raste, 4 prej të cilave gjatë aventurës me Realin e Madridit.

Më e bujshmja është ajo e vitit 2012, me një trigolësh ndaj Real Saragozzës.