Andrea Pirlo do të nisë karrierën si trajner. Mesfushori që ka shkëlqyer me fanellat e Milanit dhe Juventusit, do ta fillojë punën e tij në stolin e skuadrës bardhezi. Natyrisht nuk bëhet fjalë për ekipin e parë, pasi aty ndodhet Masimiliano Alegri, ndonëse me pozitiva të lëkundura.

Pirlo do të jetë trajneri i skuadrës U-23 të Juventusit, që militon në Serinë C italiane. Tifozët bardhezi janë ende të dashuruar me Pirlon pasi vendi i lënë bosh prej tij ende nuk po mbushet nga askush, ndërsa fakti që ai e nis me ekipin B, bën të mëndosh se në të ardhmen mund t’i besohet dhe roli i trajnerit të ekipit A, një karrierë e ngjashme me atë të Pep Guardiolës, që pasi shkëlqeu me Barcelonën B, u shndërrua në një nga teknikët më të mirë në histori.