Skuadra e Vllaznisë prej kohësh kishte mbetur në heshtje totale sa i përket edhe tentativave për të rinisur punën në përgatitje për në sezonin e ri edhe pse ata në 100 vjetorin e themelimit të Vllaznisë do të luajnë në kategorinë inferiore.

Por në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Shkodër e cila do të mbahet më datë 19 korrik duket se do të ketë edhe lëvizje kjo pasi në këtë mbledhje do të diskutohet jo vetëm për miratimin e një buxheti për ekipin por edhe për emërimet e nevojshme që janë për tu bërë tek skuadra shkodrane.

Kështu nga sa bëhet me dije emërimi i administratorit të ri që në këtë post pritet të jetë ish futbollisti Suad Lici është vetëm çështje zyrtarizimi e më tej do të vijohet me riemërimin e

Ervis Krajës në postin e trajnerit i cili drejtoi skuadrën në dy ndeshjet e fundit që pas dorëheqjes së Ernest Gjokës.

Ndërkohë një tjetër emërim është edhe ai i presidentit të Vllaznisë në futboll për femra Lazër Matija i cili është propozuar në postin e anëtarit në Bordin Mbikqyrës të kuqebluve.

Kështu me Matinë plotësohet edhe Këshilli Mbikqyrës i klubit pjesë e të cilit janë edhe Quku, Muça, Nako dhe Teli. Pra dp të ketë vetëm një ndryshim tek bordi ndërsa anëtarët e mëparshëm ndryshe nga sa u përfol pritet të vijojnë punën.

Por gjthçka pritet të marrë udhë vetëm pas mbledhjes së Këshillilt Bashkiak të 19 korrikut ku më skuadra e Vllaznisë mund të rinis punën dhe të riorganizohet në mënyrë që rikthimi i tyre në elitën e futbollit shqiptar të realizohet sa më parë.

 

Artikulli paraprakVAU DEJËS, 3 PERSONA ARRESTOHEN ME ARMË DHE DROGË
Artikulli tjetërVLLAZNIA FEMRA PËRFORCOHET ME DY MALAZEZE