Avioni me të cilin po udhëtonte Zonja e Parë e Amerikës ka bërë ulje emergjente. Sipas mediave lokale, avioni ka pësuar një defekt teknik dhe kabina është mbushur me tym.

Avioni me të cilin po udhëtonte Zonja e Parë e Amerikës është detyruar të bëjë një ulje emergjente. “The Sun” shkruan se sipas dëshmitarëve kabina e avionit është mbushur me tym pasi ka pësuar një defekt teknik.

Zëdhënësja e Melania Trump, Stephanie Grisham njoftoi se të gjithë personat që ndodheshin në avion janë të sigurt dhe nuk ka asgjë shqetësuese.

Sipas gazetarit të NBC i cili ndodhej në avion, ky i fundit u mbush me tym vetëm pas 15 minutave fluturim dhe të gjithë u detyruan të vini maskat e oksigjenit pasi u digjnin sytë.

Presidenti Trump u shpreh për mediat se gjithçka ishte në rregull dhe askush nuk është dëmtuar.

Melania Trump ishte nisur paraditen e sotme për në Philadephia ku do të takonte familjet e fëmijëve që vuanin nga varësia ndaj opioid (një lloj droge që prodhohet nga farat e bimës aziatike, lulëkuqja), si pjesë e nismës së saj “Be Best”.

Nuk dihet se për kur është shtyrë vizita, ndërkohë avioni presidencial është kthyer në bazën ajrore në Maryland.

Artikulli paraprakRAMA ZBULON SHIFRAT: JA SA DO TË RRITEN PAGAT PËR MËSUESIT, INFERMIERËT DHE USHTARAKËT
Artikulli tjetërPOLICIA AKSION, KONTROLLOHEN 129 PERSONA, 3 TË ARRESTUAR